Anton Nrecaj: Prokuroria e Gjykatës Speciale tejkalon fushë-veprimtarinë e mandatit që e ka sipas ligjit

Anton Nrecaj: Prokuroria e Gjykatës Speciale tejkalon fushë-veprimtarinë e mandatit që e ka sipas ligjit

Avokati, Anton Nrecaj, ka deklaruar se  Bastisja e shtëpisë së Bashkim Smakajt, ish-kryeshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit dhe marrja e dokumenteve sensitive,  tejkalon fushë veprimtarinë e mandatit të Prokurorisë Speciale”. Për avokatin,  Nrecajn, mandati i Prokurorisë do të duhej të fokusohej në hetimin e krimeve të supozuara që janë bërë gjatë periudhës së luftës dhe se për konfiskimin e dokumenteve të ndjeshme në situata të proceseve gjyqësore, organet e hetuesisë “do të duhej të kenë leje speciale që të kenë qasje dhe të marrin mandatin për konfiskimin e këtyre dokumenteve ndjeshme”. “Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara si të ndjeshme apo si top sekrete të konfiskuara dje është shkelje e procedurës ligjore dhe tejkalim i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe si të tilla këto informacione ‘prova’, gjykata do të duhej t’i hedhë poshtë si të papranueshme dhe jo relevante për mandatin që ka kjo gjykatë”, tha ai për “Albanain Post”.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …