Blinken

Antony Blinken: Zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian HTS

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt me grupin rebel sirian  Hayat Tahrir al-Sham ( HTS ). Ai ka theksuar më tutje se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, Sekretari, Antoni Blinken tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por tha se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t’i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni, njofton Zëri i Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …