leoni

Anu Pratipati: Arsimi dhe shëndetësia paralele serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, ka theksuar se institucionet paralele të Serbisë në Kosovë – në arsim dhe shëndetësi – duhet të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe, ajo u bëri thirrje serbëve të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të përfshihen në jetën politike e institucionale të vendit. “Kur nuk je në tryezë, të tjerët marrin vendime për ty,” tha diplomatja amerikane, duke nënvizuar se integrimi i komunitetit serb është çelës për ndërtimin e një Kosove më të qëndrueshme dhe të begatë. Pratipati ritheksoi se ShBA-të mbeten të angazhuara fuqimisht në Kosovë, pavarësisht mungesës së një ambasadori të ri pas largimit të Geoffrey Hovenierit. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, dhe paralajmëroi kundër hapave të njëanshëm që mund të shtojnë tensionet. Lidhur me institucionet paralele, diplomatja amerikane tha se integrimi i tyre duhet të bëhet me kujdes dhe koordinim me komunitetin serb, duke kundërshtuar çdo tentim për mbyllje të njëanshme. Ky mesazh nga Uashingtoni vjen në një moment kur raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit serb vazhdojnë të mbeten të tensionuara, ndërsa integrimi institucional shihet si kusht i domosdoshëm për stabilitetin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Aivo Orav, takon kryeparlamentarin Dimal Basha: kërkesë për formim urgjent të institucioneve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin e Kuvendit, …