Anu Prattipati bën homazhe për të zhdukurit: “Çdo familje meriton përgjigje”

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë. Ambasada amerikane, në një postim në Facebook, ka theksuar se qëndron pranë familjeve të personave të zhdukur dhe riafirmon angazhimin për të vërtetën dhe drejtësinë. “Ne solidarizohemi me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …