Ahmet Qeriqi

A,Q. Përpjekja për dehistorizimin dhe deheroizimin e disa ngjarjeve madhore të historisë shqiptare I

Përpjekja për ta shkruar historinë sipas kërkesave politike të kohës ndodh vetëm në qarqet kur me historinë e kulturën përgjithësisht merren gjysmakët, sharlatanët dhe njerëzit e papërgjegjshëm. Në raste të tilla, sidomos kur me shkencën merren plasftofilët e regjimeve, atëherë  bëhen përpjekje që e kaluara të jetë e përshtatshme për mendësinë e tyre, në akord me mendjet dhe preferencat e tyre, me njëdimensionalitetin e tyre.

Historia shqiptare, sidomos prej periudhës së kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri në ditët tona ka plot shembuj të asaj të quhet “rivlerësim” i historisë apo përshtatje e ngjarjeve historike, eleminimi i disa ngjarjeve me rëndësi, keqinterpretimi, mohimi, nënvlerësimi apo mbivlerësimi, gjithnjë me përpjekje të caktuara.

“Koshi” i historisë sonë kombëtare është i mbushur përplot me shkrues e kopjues, me sharlatanë e gjysmakë, të cilët pretendojnë t’ i vulosin ngjarjet e caktuara historike sipas këndvështrimit të tyre, për qëllime të caktuara, politike apo edhe për favore financiare.

Nuk duhet të jesh historian për ta njohur historinë. Studimi, dituria e fituar, njohja dëshmohen me metodologjinë e përdorur me rastin e publikimit të të arriturave shkencore, me zbulimet e caktuara duke u mbështetur në radhë të parë në dëshmi historike, në fakte e argumente, në përdorimin e një literature sa më të gjerë e më kredibile, në manifestimin e dijes me vërtetësi, realizëm dhe në akord me të arriturat shkencore dhe me tërë një kompleksitet studimor, sidomos nëse studiuese njeh edhe gjuhë të huaja dhe ka një diapazon të gjerë vrojtimi, hulumtimi, gjurmimi e studimi.

Qasje metodologjike

Në kohën e Perandorisë Osmane kemi dy këndvështrime të historisë shqiptare. Njëra, ajo masë e madhe njerëzore që me hir apo pahir  iu kishte nënshtruar Perandorisë dhe e njihte edhe si të veten, së cilës edhe i shërbente edhe shpërblehej nga ajo,  dhe tjetra, shqiptarët që nuk iu kishin nënshtruar asaj dhe e kundërshtonin me aq sa mundnin, duke qenë brenda dhe jashtë saj.

Shembulli më ilustrues gjatë tërë kohës së Perandorisë Osmane që ka të bëjë me deformimin skandaloz të historisë, është ai i kryengritjes së Halil Arnautit, apo i Halil Patronës i 28 shtatorit të vitit 1730, në Stamboll.

Lufta e Azem Galicës dhe trajtimi i asaj lufte si Lëvizje kaçake, nga historishkruesit shqiptarë.

Nuk janë pak emra historianësh, me tituj shkencorë që edhe sot e kësaj dite nuk janë liruar nga kaçakizimi i historisë. Azem Galica,  kryekaçaku i Drenicës. Azem Galica kaçaku i maleve… Heroina kaçake,   Qerime Halil Radisheva, Shote Galica…

1.Vrasja e Milladin Popoviqit më 13 mars të vitit 1945

2.Vrasja në Kazermën e Paraqinit, në Serbi,  më 3 shtator të vitit 1987

3.Kryengritja në Besi  ose “Pranvera shqiptare”

  1. Gjykata Speciale kundër UÇK-së në Hagë

Vazhdon…

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

T: Policia dhunonte gratë të praqitura si palë! Moto: Mt:Mallevrizimet me mallin e kontrabanduar dhe …