Brickos

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit 

Mbledhja e lll- të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale përfaqësues të OSBE- së si dhe zyrtar komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2022;

  3. Shqyrtimi i raportit të punës së Komitetit të Komunitetve për vitin për vitin 2022;

  4. Shqyrtimi i Model Rregullores për taksat komunale;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për ndarjen e bursave për studentë;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i planit për menaxhimin e mbeturinave 2023 – 2027;

  7. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. U formua komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Komisionin e përbëjnë tre anëtarë nga AAK:  Arian Dobraj,  Erdogan Dautaj

 Nga grupet parlamentare tjera : VV, LDK, PDK u përzgjodh Mon Selmanaj. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …