Arban Abrashi: Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit

Arban Abrashi: Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit, në mënyrë që sipas tij të hapet rruga për funksionim të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Inovacion e Sport. Ai tha se ata si LDK do ta pranojnë këtë vendim, ndërsa theksoi se njësoj duhet të veprojnë edhe partitë tjera. Abrashi duke folur për punën e Komisionit për Arsim tha se në mbledhjen e javës së ardhshme, do të ftohen edhe rektorët e universiteteve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …