Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Jonida Hotin, bija e dëshmorit të kombit, Xhemali Hoti

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Jonida Hotin, bija e dëshmorit të kombit, Xhemali Hoti

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuara Jonida Hoti , bijë e dëshmorit të Kombit, Xhemali Hoti

Jonida Hoti: Falminderit Radio Kosova e Lirë

RKL: çka mund të veçoni nga aktiviteti i Babit Tuaj?

Jonida Hoti: Unë ,Jonida Hoti si bijë e dëshmorit di që babai im  ishte njëri që e donte pa kushte atdheun. Ai në periudha të ndryshme të jetës  së tij ishte emigrant në disa shtete të Evropës e po ashtu, nuk i mungonte as profesioni si automekanik , të cilin e shfaqte në Kosovë dhe duke qenë krah i djathtë për familjen . Kosova më shumë  e bëri për vete dhe ka ditur të mos e lejonte që të shkonte prapë në emigrim. Ndoshta edhe vdekja e ndaloi. Që nga viti 1998 ai filloi që të kontribuoj vrullshëm për Kosovën  , deri në kohën kur u inkuadrua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ky kontribut i pashmangshëm e bëri që të jetë edhe anëtar i saj në brigadën 124 , zona e Pashtrikut .Në vitin 1999 gjatë periudhës së luftës në Kosovë, babai im Xhemali Hoti u vra nga forcat serbe . Ai pas vetës la gruan dhe katër fëmijë  tri vajza  dhe nje djalë. Gruaja i qëndroi besnike ndaj dashurisë që kishin , dt vite më vonë gjithashtu edhe ajo u nis  drejtë banesës së fundit ku ishte banorë burri i saj . Ne fëmijët mbetëm pa asnjërin prind .

RKL: Rënia dëshmor e Xhemali Hotit ishte humbje e pazëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Jonida Hoti: Sa i përket kontaktit me shoqërinë e babait tim nuk mund të them që është edhe aq i zbehtë. Vlen të theksohet që pothuajse çdo herë janë prezentë në përvjetorët e rënies heroike të martirëve të fshatit tonë  Krushë e Madhe , me datën 26 Mars.

 RKL: Ku jeni sot Ju bijat e bijtë e dëshmorit Xhemali Hotit, a studioni, a punoni?

Jonida Hoti: Unë personalisht jam ende studente në drejtimin Infermieri e përgjithshme si dhe në të njëjtën kohë studioj edhe për Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe jam e papunë. Motra ime e madhe që quhet Vlora është e martuar në Gjermani dhe ka dy fëmijë . Ajo punon si teknike e Stomatologjisë në të njëjtin vend ku është martuar dhe ku jeton. Motra tjetër me emrin, Ajnisha është gjithashtu e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo nuk ka ndonjë profesion të caktuar dhe është e papunë. Vëllai i vetëm , Isufi është i fejuar dhe ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Teknik, departamenti i Ndërtimtarisë dhe është i punësuar .

RKL: E nderuara Vlorë, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Jonida Hoti: Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit në periudhën e pas lufës, prandaj konsideroj se Qeveritë e pasluftës, përfshirë institucionet e vetëqeverisjes lokale nuk kanë ndërmarrë shumë mekanizma të duhur për trajtimin e familjeve të dëshmoreve. 

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Jonida Hoti: Mendoj që OVL e UCK-së në bashkëpunim me akteret relevant duhet ti propozoj Qeverisë së Kosovës themelimin e një Komisioni Qeveritar për inicimin e një projektligji ku do të kategorizohen në mënyrë taksative këto kategori.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Jonida Hoti: Nga shoqëria kemi pasur përkrahje morale ndërsa sa i përket institucioneve përveç ndihmës sociale për familjet e dëshmorëve edhe lirimin nga pagesa e disa taksave administrative të cilat përcaktohen me ligj dhe me rregullore përkatëse, nuk kemi patur ndonjë ndihmë tjetër.

  RKL: Dëshmorët Jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht tani për interesa personale edhe po i ndajnë, a mendoni se, Ju familjet e dëshmorëve duhet të reagoni për raste të tilla?

Jonida Hoti: Dëshmorët luftën e bën bashkë,ndërsa lirinë e bën për ne. Kushdo që tenton te njollosë veprimtarinë e tyre, do të na fyej edhe ne si familje. Mendoj që familjet e dëshmorëve duhet të përfaqësohen në OVL të UCK-së, dhe të merren për bazë kërkesat dhe mendimet e tyre.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Jonida Hoti: Nuk jemi duke u angazhuar sa duhet për të çuar në vend amanetin e tyre. As populli dhe as Qeveria.

 RKL: E nderuar Jonida, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Jonida Hoti: Faleminderit për pyetjet dhe konsideratën tuaj për mua.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …