Arbanë Qeriqi-Gashi: Roli dhe kontributi i Radios Kosova e Lirë në informim dhe mobilizim ushtarak gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas rënies së kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Jasharëve, në Prekaz, më 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998 opsioni për luftë të armatosur, në Kosovë nuk ishte më si alternativë, por ishte mundësia e vetme dhe e domosdoshme për mobilizim të gjithanshëm dhe luftë gjithë popullore, për ta dëbuar nga trojet pushtuesin e egër dhe vrastar të Serbisë pushtuese.

Me kohë, nga anëtarë të SHP të UÇK-së kishte lindur edhe ideja që lufta e armatosur të kishte edhe mjetet e veta të informimit, gazetën ditore, Radion, Televizionin me qëllim të kundërvënies së propagandës antishqiptare serbe dhe disfatizmit durimtar, pacifist.

Radio Kosova e Lirë ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë periudhës së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. duke qenë medium i themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kjo Radio ka shërbyer si burim kyç informimi, motivimi dhe mobilizimi për ushtrinë që ishte nëpër fronte dhe sidomos të popullatës shqiptare, në Kosovë. Përmes valëve të saj, asokohe në frekuencën 101 FM, Radio Kosova e Lirë ka arritur të transmetojë informacione të rëndësishme dhe të rrisë moralin e popullit dhe luftëtarëve, duke kontribuuar me aq sa fuqi e ndikim kishte në përpjekjet e tyre për liri.

Radio Kosova e Lirë ishte e organizuar me një strukturë të mirë përcaktuar, e cila përfshinte gazetarë, redaktorë, teknikë dhe bashkëpunëtorë e luftëtarë që raportonin nga terrenet e luftës, të dedikuar për përmbushjen e misionit të saj. Pavarësia e saj editoriale dhe angazhimi për informim të saktë dhe të besueshëm e bënë radion një burim të çmuar gjatë kohës së luftës. Teknologjia e përdorur, përkundër që nuk ishte moderne, ishte e mjaftueshme për të siguruar transmetime të vazhdueshme dhe të qarta në një kohë kur shumë kanale të tjera informimi ishin të censuruara ose të kontrolluara nga regjimi serb.

Radio Kosova e Lirë përdori strategji të ndryshme për të informuar dhe mobilizuar popullatën dhe luftëtarët e UÇK-së. Ato përfshinin, transmetimet e rregullta të lajmeve çdo ditë në orën 16 00, informacionet e përditshme për zhvillimet e luftës, përparimet e UÇK-së, dhe situatën në terren.

Programet synonin rritjen e moralit te luftëtarëve dhe popullatës, duke theksuar rëndësinë e luftës për liri dhe drejtësi. Pastaj intervista dhe raporte nga frontet e luftës, informacione të drejtpërdrejta nga komandantit dhe luftëtarët e UÇK-s doke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të paanshme të gjendjes në vijën e parë të frontit. Emisione për Heroizmin e Dëshmorëve të lirisë, komente e analiza ditore, kronika, dhe intervista edhe me udhëheqës ndërkombëtar që ishin kuadro të luftës, duke rritur ndjenjën e identitetit kombëtar dhe rezistencës.

Ndikimi i Radios Kosova e Lirë në zhvillimet e kohës, ishte i madh. Ajo jo vetëm që informoi, por gjithashtu mobilizoi dhe unifikoi popullatën shqiptare kundër pushtimit serb. Transmetimet e saj kishin një rol afirmativ në mbajtjen e moralit te larte dhe në koordinimin e veprimeve të UÇK-së. Rëndësinë e kësaj radioje ilustrohet nga fakti se regjimi serb i Millosheviqit, dërgoi aeroplanë MiG-21, për të bombarduar selinë dhe stafin e Radios Kosova e Lirë, duke qenë i vetëdijshëm se kjo radio mbante në këmbë një ushtri të tërë. Rikujtoj para jush se nën rrezen e bombardimeve kishte shpëtuar stafi i Radios, por ishte vrarë nga kasetat bombe, djali i dëshirit, Elbasan Jakup Berisha dhe ishin plagosur tetë anëtarë të tjerë të familjes së Mehmet Berishës.

Radio Kosova e Lirë ishte një armë e fortë e rezistencës gjatë luftës së UÇK-së, duke ofruar një platformë të fuqishme për informim, motivim dhe mobilizim. Përkushtimi dhe guximi i stafit të saj ishin vendimtarë në mbështetjen e përpjekjeve për liri dhe në ruajtjen e shpirtit të rezistencës së popullit shqiptar në Kosovë.

Ky studim pretendon hedh dritë mbi rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të kësaj radioje në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Ndikimi Ndërkombëtar i Radios Kosova e Lirë gjatë Luftës së UÇK-së (1998-1999)

Radio Kosova e Lirë luajti një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në arenën ndërkombëtare gjatë luftës së UÇK-së. Si një medium informativ i pavarur dhe i përkushtuar, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e mediumeve prestigjioze ndërkombëtare dhe të ndikojë në perceptimin global te luftës në Kosovë, edhe për faktin se ishte i vetmin edum vebdo, madje nga zonat nen kontrollin e UÇK-së.

Në ketë studim, do të ri shqyrtojmë edhe rolin dhe ndikimin ndërkombëtar të Radio Kosova e Lirë përmes arkivave dhe njohjes së saj nga media të njohura botërore

Përhapja e lajmeve nga mediumet prestigjioze botërore

Radio Kosova e Lirë, që nga themelimi i saj, arriti të bëjë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare. Lajmi për krijimin e kësaj radioje u përhap gjerësisht nga agjenci të njohura lajmesh si Reuters dhe AFP. Gazetat me renome ndërkombëtare si Le Monde, La Matin dhe Der Spiegel raportuan për këtë medium të ri të luftës, duke e konsideruar atë si një zë të rëndësishëm të popullit shqiptar ne Kosove. Këto mediume prestigjioze nuk e kufizuan raportimin e tyre vetëm në ekzistencën e Radios Kosova e Lirë, por edhe në ndikimin e saj të thellë në zhvillimet në Kosovë. Përmes këtyre raportimeve, opinioni botëror mori një pasuri të qartë të situatës në terren dhe të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe drejtësi Ndikimi globali Radios Kosova e Lire ishte i jashtëzakonshëm. Përmes transmetimeve t saj, radioja siguroi që bota të dëgjonte te vërtetën për ngjarjet në Kosovë nga vetë populli shqiptar dhe nga burime të besueshme dhe të respektuara. Kjo ndihmoi në formimin e një perceptimi të drejtë dhe të saktë të situatës në Kosovë, duke Kontribuuar në ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur dhunën dhe për të mbështetur çështjen e drejt të popullit të Kosovës

Një nga elementet kyçe që rriti ndikimin ndërkombëtar të Radios Kosova e Lirë ishin intervistat me personalitete te rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare. Këto intervista jo vetëm që siguruan një perspektive të pasur për dëgjuesit e radios por edhe forcuan legjitimitetin e saj në arenën ndërkombëtare William Walker Shefi i Misionit Verifikues te OSBE Kove, i cili raportoi për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptareve, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj krizës humanitare Jamie Shea: Zëdhënësi i NATO-s gjate luftës në Kosovë, i cili informoi publikun për ndërhyrjet ushtarake dhe qëndrimin e aleancës ndaj luftës. Krahas tyre pjese e intervistave u bënë edhe emra të njohur të kohës si Adem Demaçi, njeri nder personalitete me te rëndësishme te rezistencës shqiptare, i cili disa intervista për Radio Kosova e Lirë, duke ndarë mendimet dhe strategjitë për luftën dhe pavarësinë e Kosovës, Jakup Krasniqi, Azem Syla: Figurat kyçe të UÇK- cilët ndanë informacione te rëndësishme mbi përparimet dhe sfidat e UCK-se, ne luftën për liri. Luftëtarë të rënë dëshmore Radio Kosova e Lire dhanë luftëtareve të ndryshëm të cilët më vonë ranë dëshmorë, duke përjetuar sakrificat dhe heroizmat e tyre.

Jamail Kadare: Shkrimtari i njohur shqiptar, i cili dha interviste te rëndësishme që ndihmoi në ngritjen e vetëdijes ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Kosovë.

Kjo radio u shqua për aftësinë e saj për të siguruar që çështjet dhe zërat e popullit shqiptar të dëgjoheshin në të gjithë botën, duke kontribuuar në formësimin e opinionit ndërkombëtar dhe mobilizimin e mbështetjes për çështjen e Kosovës. Arikvi i Radios Kosova e Lirë që përfshinë materialet nga 4 janari 1999 deri më 21 qershor 1999, përmbajnë dëshmi të qarta të ndikimit të madh që kjo media ka pasur në ndërgjegjësimin ndërkombëtar dhe mobilizimin e mbështetjes për çështjen e drejtësisë dhe lirisë për Kosovën. Me raportime të sakta dhe të shpejta, Radio Kosova e Lirë arriti të informojë publikun global mbi zhvillimet në Kosovë, duke u bërë një zë i besueshëm dhe autoritativ në periudha të krizës dhe luftës. Një nga kontributet më të mëdha të Radios Kosova e Lirë ishte aftësia për të raportuar mbi ngjarjet ndërkombëtare dhe reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë. Këto raportime ishin thelbësore në rritjen e ndërgjegjësimit global për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe vuajtjet që po ndodhnin në Kosovë. Duke sjellë në vëmendje të opinionit publik botëror çështjet e ndërlikuara të konfliktit, radioja luajti një rol kritik në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe në presionin ndaj aktorëve ndërkombëtarë për të ndërmarrë veprime konkrete në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Nëpërmjet angazhimit të saj dhe përkushtimit ndaj të vërtetës, Radio Kosova e Lire u bë një shembull i fuqisë së medias në luftën për drejtësi dhe liri. Raportimet e sakta dhe të besueshme jo vetëm që ndihmuan në informimin e opinionit publik ndërkombëtar, por gjithashtu shërbyen si një burim i rëndësishëm për analistët dhe vendimmarrësit globalë, duke ndihmuar në formësimin e politikave dhe veprimeve ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Ky institucion mediatik ka treguar se fuqia e fjalës dhe informacionit të saktë mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në përpjekjet për drejtësi dhe liri për popujt e shtypur.

Ndikimi në mobilizimin e popullatës dhe luftëtarëve të UÇK-së

Radio Kosova e Lirë nuk ishte vetëm një burim informacioni, por edhe një instrument i fuqishëm për mobilizimin e popullatës dhe luftëtarëve të UÇK-së. Përmes masazheve të saj të qarta dhe motivuese, radioja arriti të rrisë moralin e luftëtarëve dhe të frymëzoje popullin për rezistencë dhe mbështetje të luftës durimtare. Emisionet e saj përfshinin thirrje të drejtpërdrejta për të rinjtë që të bashkoheshin me radhët e UÇK-së, si dhe mesazhe që inkurajonin bashkëpunimin dhe solidaritetin mes qytetarëve. Për më tepër, Radio Kosova e Lirë luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin e operacioneve të UÇK-së, duke transmetuar udhëzime dhe njoftime strategjike.

 

Strategjia e transmetimit dhe siguria e stafit e teknikës nga luftëtarë e lirisë

Radio Kosova e Lirë u përball me sfida të mëdha teknike dhe të sigurisë gjatë operimit të saj. Për të shmangur ndërhyrjet dhe zbulimin nga forcat armike, stacioni ndryshonte shpesh vendndodhjen, duke taktizuar me qëllim për ta mashtruar dhe hutuar armikun. Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishte përdorimi i kodifikimeve dhe mesazheve të koduara për të siguruar që informacioni i ndjeshëm të mos binte në duart e armikut. Kjo strategji jo vetëm që siguronte integritetin e informacionit, por gjithashtu kontribuonte në moralin e luftëtarëve, të cilët e dinin se ishin të informuar dhe të mbështetur nga një burim i sigurt.

Përfundim

Mi 21 qershor të vitit 1999, Radio Kosova e Lirë, kumtoi triumfalisht se nga Kosova u largua antihistoria. Ishte kjo fitorja më e madhe e këtij radiostacioni të luftës, që përfundoi me sukses misionin e saj kombëtar e historik. Pavarësisht sfidave të panumërta për plot gjashtë muaj, asnjë anëtar i stafit nuk u dorëzua. Përkundrazi, ata u angazhuan me vetëmohim, në kushtet dhe rrethanat më të vështira të mundshme, ashtu sikur luftëtarët e lirisë, nëpër frontet e tyre.

RKL hyri në analet e historisë kombëtare dhe botërore, por ende nuk ka marrë vendin e merituar edhe pas 25 viteve nga çlirimi

Kushdo që ka përjetuar luftën dhe kushdo që sot, pas 25 vitesh, lexon kronikën e drejtorit të radios, prof. Ahmet Qeriqit, do të bindet se secila ditë mund të shndërrohet në një film real historik që argumenton dhe faktorizon ngjarjet e përjetuara 25 vite më parë. Leximi i Kronikës së profesor, Ahmet Qeriqit ofron një vështrim të hollësishëm dhe autentik mbi ngjarjet që ndodhen gjatë asaj periudhe. Çdo faqe e saj është një dëshmi e gjallë e asaj kohe. Kjo kronikë jo vetëm që dokumenton të kaluarën, por edhe frymëzon brezat e ardhshëm me shembullin e guximit dhe sakrificës për liri.

RKL, luajti një rol kyç në informimin dhe mobilizimin e popullit të Kosovës gjatë periudhis se luftës. Në kohë të errëta, kur komunikimi ishte i vështirë dhe informacioni i kufizuar, RKL u bë zëri i rezistencës dhe shpresa e qëndresës. Çdo transmetim i saj ishte një rreze drite dhe një burim force për të gjithë ata që tonin për liri

21 qershori i vitit 1999 do të mbetet përgjithmonë një ditë me rëndësi kombëtare për historinë informimit e veçmas për faktin se Radio Kosovën e Lirë, atë ditë shënoi fundin e një epoke të errët të robërisë gati një shekullore dhe fillimin e një të ardhmeje të re, me shprese dhe liri, drejtësi e barazi për të gjithë.

 

14 qershor 2024, kumtesë e lexuar në Konferencën Shkencore dy ditore me temën: “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe Qëndresa për Çlirim.”

Kontrolloni gjithashtu

Nikaj dhe Stavileci, PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milion euro – të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të 21 milionë …