leoni

Arben Gashi

Arben Gashi: Është përgjegjësi e Kurtit të zhbllokojë Kuvendin – Situata është e turpshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar sot se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës institucionale në vend bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti. Duke folur para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë dhe se vonesat po dëmtojnë vendin në një kohë kur bota po përballet me sfida të mëdha. “Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi. Fatkeqësisht është turp ajo që po ndodh – bota po kallet flakë, derisa ne po zihemi mes veti për pozita. Duhet t’i vijë fundi kësaj situate të papranueshme”, theksoi ai. Ndërkohë, i pyetur për deklaratat e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nga VV janë dërguar njerëz për të diskutuar çështjen e koalicionit, Gashi u përgjigj se nuk ka dijeni për këtë dhe se nuk i ka parë ato deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …