Arben Gashi

Arben Gashi: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë funksionalitet, jo precedentë bllokues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me tensionet politike për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se as shumica parlamentare dhe as pakicat etnike nuk kanë të drejtë të bllokojnë procesin institucional. Sipas tij, praktikat e deritanishme nuk duhet të shndërrohen në precedentë që paralizojnë institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë të japë një vendim që ruan funksionalitetin e shtetit. “Në interes afatgjatë të Kosovës është që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë”, u shpreh ai, duke shtuar se minoritetet kanë obligim të bashkëpunojnë për të gjetur një kandidat të pranueshëm. Gashi paralajmëroi se bllokadat e qëllimshme mund të prodhojnë kriza të panevojshme dhe të dëmtojnë kredibilitetin e institucioneve. Ai nënvizoi se vetëm respektimi i parimeve demokratike dhe shmangia e tekave politike do të garantojnë stabilitet dhe funksionim normal të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …