Pavarësisht se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi i zemëruar me mos-votimin e Gjykatës u shpreh se kërkesa sërish do të procedohet në Kuvend, njohësit e rrethanave procedurale kanë bërë të ditur se votimi për ndryshimet kushtetuese lidhur me Gjykatën Speciale, nuk do të mund të përsëritet në Kuvend, meqë asnjëherë nuk ka ndodhur një rast, që të përsëritet procedura e njëjtë. kështu ka deklaruar Arben Gashi nga radhët e LDK-së, i cili shtoi se nuk ekziston mundësia që qeveria të bëjë diçka më shumë. Nuk ka mundësi që të përsëritet edhe njëherë, nuk do të ketë procedurë tjetër për këto ndryshime kushtetuese, nuk ka ndodhur ndonjë rast i tillë më parë, ka thënë Gashi për mediet, duke shtuar se Qeveria nuk ka mundësi të bëj ndryshime kushtetuese pa e dërguar procedurën në kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Deri në ora 09:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar 26 mijë e 86 qytetarë
Deri në ora 09:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar 26 mijë e 86 …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
