Edhe katër deputetë të PDK-së nuk e votuan Gjykatën Speciale

Jo zyrtarisht është bërë e ditur se edhe katër deputetë të PDK-së nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale. Këta janë: Bekim Haxhiu, Blerta Deliu, Nuredin Lushtaku dhe Salihe Mustafa, të cilët kanë munguar në Kuvend. Deputetet Deliu dhe Mustafa kanë qenë të pranishëm gjatë ditës në seancë, por nuk kanë marrë pjesë në votimin për ose kundër Gjykatës Speciale. Bekim Haxhiu dhe Nuredin Lushtaku nuk kanë qenë të pranishëm gjatë ditës. Haxhiu ka shprehur hapur kundërshtimin e tij për Specialen, por nuk është e qartë mungesa e tij. Deputetja e zonës së Drenicës, Blerta Deliu Kodra nuk ka dhënë qëndrim publik, por është përkrahëse e Grupit të Drenicës. Mungesat e katër deputetëve të PDK-së e çojnë në 13 numrin e deputetëve të partisë së Thaçit që kanë bllokuar votimin e Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …