Lirjona Sylejmani: Kur dëgjoj togfjalëshin UÇK, shoh babanë, axhën dhe dëshmorët

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani, në fjalën e saj para pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, solli kujtimet e një bije dëshmori dhe dhimbjen e familjeve që lirinë e Kosovës e paguan me jetën e më të dashurve të tyre.

Ajo tha se ishte rritur me krenarinë për babanë e saj, por edhe për axhën, i cili po ashtu kishte rënë dëshmor. “Ata nuk e zgjodhën luftën që e deshën, por nuk duruan robërinë. Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, u shpreh Sylejmani.

Duke folur për peshën e kujtesës dhe sakrificës së familjeve të dëshmorëve, ajo tha: “Kur dëgjoj togfjalëshin UÇK, shoh babanë, axhën dhe dëshmorët. Shoh nënat, fëmijët që u rritën me fotografitë e tyre”.

Fjala e saj përcolli dhimbjen, krenarinë dhe kujtesën e brezave që u rritën pa prindërit e tyre, por me bindjen se sakrifica e dëshmorëve ishte për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tromp: Tre skenarë të mundshëm për verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se …