Hysni Gucati: Sot jemi mbledhur për të vërtetën e një populli, jo të një individi

Hysni Gucati, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në fjalën e tij para pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, tha se tubimi i sotëm nuk është në mbrojtje të një individi, por i së vërtetës dhe dinjitetit të një populli.

“Sot jemi mbledhur për të vërtetën e një populli dhe jo të një individi. Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin e UÇK-së. Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishkrim të historisë. Ne kërkojmë proces të drejtë dhe të paanshëm”, deklaroi Gucati.

Ai rikujtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte përkrahjen e aleatëve të NATO-s gjatë luftës, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje në rrugëtimin drejt çlirimit të vendit.

Gucati u shpreh kundër goditjes së krerëve të UÇK-së, duke argumentuar se një veprim i tillë, sipas tij, do të prekte të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kishim aleat NATO-n. Krerët e UÇK-së nuk guxojnë të goditen, sepse goditet krejt UÇK-ja”, tha Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …