Ardian Gjini në “Marshin për Liri”: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk janë fajtorë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, iu drejtua pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, duke shprehur mbështetjen e tij për krerët e UÇK-së dhe duke theksuar se lufta e tyre për çlirimin e vendit nuk duhet të shndërrohet në arsye për persekutim.

“Këta katër burra kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur me trupa qytetarët tanë, kanë luftuar kundër atyre që i kanë vrarë fëmijët e vet, vetëm për t’ua lënë fajin çlirimtarëve. Andaj, ata që kapën pushkën për liri nuk janë fajtorë”, deklaroi Gjini.

Ai tha se luftëtarët e lirisë duhet të nderohen dhe jo të persekutohen, duke përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Ne duhet t’i nderojmë luftëtarët e lirisë e jo t’i persekutojmë. Presim edhe tri ditë, por mos harroni se ata që kanë kryer krime janë kulmi i poshtërsisë”, u shpreh kryetari i AAK-së.

Fjala e Ardian Gjinit u mbajt në kuadër të tubimit në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar të Gjykatës Specia

Kontrolloni gjithashtu

Tromp: Tre skenarë të mundshëm për verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se …