Bedri Hamza në “Marshin për Liri”: Kujtojmë, nderojmë dhe mbrojmë UÇK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, iu drejtua sot pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, duke shprehur mirënjohjen për familjet e dëshmorëve dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Sot po shoh familjet që kanë paguar çmimin më të lartë për liri. Sot jeni një brez i tërë që lirinë na dhuruat. Jemi këtu për të dëshmuar se kujtojmë, nderojmë dhe mbrojmë UÇK-në”, tha Hamza.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe tri ditë deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një vendim me rëndësi të veçantë për Kosovën.

“Edhe tri ditë presim vendimin epokal. Atyre që marrin vendimin ju themi: mendoni për pasojat para se të vendosni, më 16 shtator”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Hamza e përmbylli fjalën e tij me një mesazh përkujtimi dhe mbështetjeje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet që bartin kujtimin e sakrificës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tromp: Tre skenarë të mundshëm për verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se …