Buna Salih Mustafa: UÇK-ja ishte domosdoshmëri historike, nuk mund të barazohet çlirimtari me gjenocidin

Në një fjalim të plotë dhe emocional, Buna Salih Mustafa, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës, iu drejtua pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, duke folur për luftën çlirimtare, sakrificën e ushtarëve dhe kujtesën e familjeve që paguan çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një rastësi, por një domosdoshmëri historike e krijuar nga rrethanat në të cilat ndodhej populli i Kosovës.

“UÇK-ja nuk ishte rastësi, por domosdoshmëri historike. Ishte një ushtri e organizuar nga populli dhe ishte e pastër. Ajo e nderoi emblemën e vet”, u shpreh Mustafa.

Duke folur për krimet e kryera gjatë luftës, ajo theksoi se veprimet e forcave serbe ndaj popullsisë civile nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore me luftën e UÇK-së për çlirim.

“Ushtria serbe bëri terror. Nuk mund të barazohen ata që sollën lirinë me ata që kryen gjenocid”, deklaroi ajo.

Në fund të fjalës së saj, Buna Salih Mustafa përcolli një mesazh të fortë për kujtesën dhe dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se, pavarësisht proceseve dhe zhvillimeve të sotme, pastërtia e synimit dhe sakrifica e ushtarëve mbeten, sipas saj, të padiskutueshme.

“Shpirti i bardhë i ushtarëve tanë mbetet i padiskutueshëm”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Tromp: Tre skenarë të mundshëm për verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se …