Arben Gashi

Arben Gashi: Qeverisja e Albin Kurtit ndodhet në rrezik, qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit po shkon drejt fundit dhe qytetarët duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të reja. I pyetur nga gazetarët për datën e mundshme të zgjedhjeve, ka thënë se kjo varet nga vendimmarrja e kryeministrit, por kryeministri aktual është në një situatë paaftësie vendimmarrëse. Gashi, gjithashtu ka komentuar rolin e opozitës, duke thënë se edhe pse opozita ka numra dhe përkrahje, ende nuk ka arritur të mobilizojë mjaftueshëm për të shkarkuar qeverinë. Ai vlerësoi se është detyrim i tyre të japin mundësi qytetarëve për të gjetur një zgjidhje, duke thënë se Kurti duhet të dorëhiqet dhe pastaj ata do të shpërndajnë Kuvendin me 2/3 shumicën. Ata nuk do të marrin mandat qeverisës pa zgjedhje dhe janë gati të mbështesin një mocion për të shpërndarë Kuvendin saktësoi, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …