leoni

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, pastaj shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, pastaj shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. PDK, LDK dhe AAK shprehen optimiste se do të gjendet një formë për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, por partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja, i konsideron si joserioze, pasi sipas tyre s’kanë përkushtim për një gjë të tillë. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, pasi sipas saj, kryeministri Kurti është dorëzuar dhe s’ka më kuptim të vazhdojë të qeverisë. Kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit  e theksoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili po ashtu tha se Kurti është dorëzuar përballë paaftësisë në qeverise, korrupsionit të lartë dhe dëmeve të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare. Më i rezervuar për shpërbërjen e Kuvendit u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai përmendi nevojën fillimisht që të debatohet për tre vjet qeverisje të Kurtit, të dalin në pah siç ai të gjitha dështimet, pastaj i njëjti të jep dorëheqje dhe vendi mbanë zgjedhje të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …