Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë kryeministri Kurti u shpreh se opozita po dëshiron ta profilizojë si rrezik për Amerikën, por që është jorelevant për të qenë rrezik për Amerikën. Problemi është se duke u sjellë me papërgjegjshmëri bëhet rrezik për Kosovën, kjo është ajo që e kemi thënë ne edhe pranverën e vitit të kaluar dhe që e kemi shqetësim edhe sot. Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtar shndërrohet në rrezik për Kosovën. Albin Kurti nuk e ka idenë dhe angazhimin e tij se si ta qeverisë Kosovën se si t’i përmirësojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Nuk është qëllimi i tij me mbrojtur Kosovën. Ai s’mund të jetë rrezik për askënd, sepse këtë nuk do ta lejojmë, u shpreh Arben Gashi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
