Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me pasigurinë e qasjen armiqësore ndaj kompanive të suksesshme, Qeveria po e shkatërron klimën e biznesit në Kosovë

Koordinatori i Departamentit për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas mburrjes së pushtetit me një shkrimi të sponsorizuar e të publikuar në “Economist Impact”. Mustafa ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes  po mundohen që këtë raportim ta shesin si raportim ndërkombëtar. “Kjo tregon gjendjen e rëndë të kësaj partie në kërkim të ndonjë lajmi për t’ia shitur publikut si sukses të qeverisë Kurti – sukses ky që nuk po gjendet askund. Arben Mustafa ka pyetur se cili është kontributi i qeverisë në sukseset e kompanive që përmenden në artikullin e sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. OEK me plot të drejtë mundet dhe duhet t’i promovojë sukseset e kompanive kosovare, por shtrohet pyetja se cili është kontributi i kësaj qeverie në sukseset e këtyre kompanive?! Me pasigurinë që ka krijuar dhe qasjen armiqësore ndaj kompanive të suksesshme, kjo qeveri po e shkatërron klimën e të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar Arben Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …