Tema të tjera...
Ramush Haradinaj: Kosova në krizë të thellë nga keqqeverisja, qytetarët po varfërohen e po ikin
23/03/2026
Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas Jasharit, Kushtetuesja ka dy alternativa kryesore: ose të vendosë drejtpërdrejt për ligjshmërinë e dekretit, ose të zgjasë masën e pezullimit të tij deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Ai theksoi se fati juridik i dekretit nuk lidhet me përfundimin e mandatit të presidentes Osmani më 4 prill. Pas këtij afati, funksioni i presidentit pritet të ushtrohet përkohësisht nga Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, e cila sipas Kushtetutës merr detyrën si ushtruese për një periudhë deri në gjashtë muaj. Jashari shpjegoi se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson dekretin si të ligjshëm, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. Në të kundërtën, nëse dekreti shpallet i kundërligjshëm, Kuvendi konsiderohet se nuk është shpërndarë dhe hapet një afat i ri kohor – deri në rreth dy muaj – për zgjedhjen e një presidenti të ri. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses do të jetë përcaktues për zhvillimet politike në vend dhe për rrjedhën e krizës institucionale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
