Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dalë në mbrojtje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti për mos votimin e Donika Gërvallës si kryeparlamentare. Ndërsa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve në rrjetet sociale kundër Selimit, Veliu-Maqedonci ka përkrahur veprimin e saj duke shprehur respekt për ish-ushtaren e UÇK-së dhe duke theksuar arsyet e deputetes për mos votimin. Arbërie Veliu-Maqedonci, gjithashtu ish-ushtare e UÇK-së, dhe bashkëshortja e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbështetur publikisht qëndrimin e Selimit kundër fyerjeve dhe sjelljeve të Donika Gërvallës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
