Ardian Gjini dhe qytetarët e Gjakovës mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

 Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shprehu mbështetje të plotë për iniciativën qytetare të platformës “Liria ka Emër” dhe ftoi qytetarët e Gjakovës dhe gjithë Kosovës të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, e njohu Kryetarin Gjini me misionin e platformës dhe aktivitetet për mobilizimin qytetar në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare. “Kur mbështetja për drejtësi vjen nga qytetet me histori të madhe sakrifice si Gjakova, kjo kauzë merr edhe më shumë peshë. Më 17 shkurt, marshojmë bashkë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të politizuar”, tha Hoxha. Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, për të siguruar një mobilizim sa më të gjerë qytetar për marshin, nën moton: Drejtësi, jo politikë!

Kontrolloni gjithashtu

Evis Sala në OKB: Shqipëria prezanton progresin në barazinë gjinore, por sfidat mbeten

Shqipëria ka prezantuar progresin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave …