Ardian Gjini kritikon diskursin publik pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, duke shprehur njëkohësisht simpati për rivalët politikë, por edhe kritika ndaj diskursit publik që u zhvillua në studiot televizive. Gjini tha se ditën kur kandidatura e Bashës nuk kaloi në votim, debati mediatik ishte i paqëndrueshëm dhe shpesh i ngjante spektakleve televizive, më shumë sesa një analize politike serioze. “Ditën e parë kur u propozua Dimal Basha, nuk kaloi. Unë i pashë të gjitha studiot televizive çfarë i bënë PDK-së. Krejt debatet ishin fëmijërore, unë u tmerrova. Ne e kemi kundërshtar politik, që të jemi të qartë, por ju gjuajtët PDK-së pse s’po e mbani fjalën. Pasha nderin, po,” u shpreh Gjini. Ai shtoi se kishte dëgjuar diskutime ku flitej se Vetëvendosje kishte bërë lëshime politike, duke ironizuar se pas dy netëve të debatit intensiv, vendi nuk kishte ndryshuar në asgjë thelbësore. “Kam dëgjuar diskursin në studio kur thoshin: Vetëvendosje ua lëshoi kile këtyre. Pastaj – au, çfarë i ndodhi Kosovës. E ju çfarë bëtë dy netë?”, tha Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” për validimin e Regjimentit të Tretë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, i cili …