Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Ardian Kastrati: Ministri Murati po gënjen, Kosova është vend i varfër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me masat e marra nga Qeveria për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global. Kastrati e ka cilësuar Muratin si një ministër medioker dhe të paaftë, duke akuzuar atë se po përdor statistika të manipuluara për të mbuluar dështimet e qeverisë. Ai ka thënë se pakoja mbështetëse e përmendur nga Murati është vetëm një “pako gënjeshtrash” dhe se ikja e mbi 200,000 qytetarëve nga Kosova është dëshmi e dështimeve të qeverisë. “Statistikat tregojnë se Kosova mbetet vendi më i varfër në Europë, pas Ukrainës. Hekuran Murati thjesht po gënjen,” përfundoi Kastrati, duke e kritikuar ashpër qeverinë për menaxhimin e krizës ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …