Ish-ministri i jashtëm, Arian Starova, drejtues i organizatës së Atlantistëve të Shqipërisë, ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në këtë rajon. Rusia po ndjek një strategji tensioni, duke krijuar probleme në Ballkan, për t’i dhënë rëndësi vetes si faktor në tryezat e bisedimeve ndërkombëtare. Moska po shfrytëzon vonesat e integrimit euro-atlantik të vendeve ballkanike për t’u faktorizuar në rajon. Diplomati Arian Arjan Starova, drejtues i organizatës së Atlantistëve të Shqipërisë, thotë se Rusia ka ndikimin e vet në Ballkan dhe punon për ta zgjeruar atë përkundër NATO-s dhe BE-së, duke këmbëngulur që të pyetet për çështjet europiane dhe botërore. “Rusia është duke përsëritur një gabim të vjetër të Bashkimit Sovjetik të kaluar, që përpiqet ta ndërtojë fuqinë e saj për të ndikuar në botë vetëm mbi rritjen e potencialeve ushtarake. Ajo mendon që duke pasur, duke investuar shumë në potencialin e saj ushtarak, atëherë do të mundet të ndikojë në botë. Por unë mendoj se përpara se fuqia e vendeve të lidhet me potencialin ushtarak ajo lidhet me potencialin e tre ekonomik”, thotë diplomati shqiptar, Starova.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …