leoni

Arian Tahiri: Sot, me besimin e Kryesisë së Degës së PDK-së, u votova si kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës

Nuk kam ardhur nga larg, por jam rritur këtu, me Mitrovicën në zemër.
Është koha jonë!
Sot, me besimin e Kryesisë së Degës së PDK-së, u votova si kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Me përulësi, mirënjohje dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, e pranoj këtë besim të madh për të garuar në shërbim të qytetit tim, qytetit tonë të dashur, Mitrovicës.
Jam rritur me dheun e këtij qyteti në këpucë, me rrugicat që më formuan si njeri, dhe me ëndrrën që një ditë do të mund të jap më shumë për qytetin që e duam kaq shumë.
Sot, kjo ëndërr mori drejtim konkret.
Kjo kandidaturë është përgjegjësi e madhe për mua. Nuk po garoj për një pozitë, por për qytetin që dua, për njerëzit që më kanë rritur, më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë forcë.
Falënderoj nga zemra Kryetarin Bedri Hamza dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë për besimin, përkrahjen dhe bashkëpunimin.
Rruga është e përbashkët.
Sakrifica i takon secilit prej nesh.
Për të ardhmen është Koha jonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …