Rriten shpenzimet, bien të hyrat: Qeveria mbyll TM4 2025 me thellim të hendekut buxhetor

Qeveria e udhëhequr nga kryeministriAlbin Kurti e ka mbyllur tremujorin e katërt të vitit 2025 me rritje të shpenzimeve dhe rënie të të hyrave, duke thelluar hendekun mes arkëtimeve dhe obligimeve buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 arritën në 1 miliard e 170.8 milionë euro, krahasuar me 1 miliard e 134 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (27.5%), kompensimi i punëtorëve (20.2%), formimi i kapitalit bruto (18.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13.5%). Në anën tjetër, të hyrat buxhetore në TM4 2025 ishin 920.4 milionë euro, më pak se 941.6 milionë euro sa ishin në TM4 2024. Struktura e të hyrave dominohet nga tatimet në produkte (70.7%), tatimet rrjedhëse në të ardhura (14%) dhe të hyrat nga aktivet dhe detyrimet financiare (6.2%). Rritja e shpenzimeve e kombinuar me rënien e të hyrave sinjalizon presion të shtuar mbi financat publike dhe ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë fiskale nëse trendi vazhdon edhe gjatë vitit 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …