Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars
Av Lauri Heikkinen.

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca nuk ka plane për t’u përfshirë në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, duke theksuar se NATO do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare dhe se nuk është pjesë e operacioneve ushtarake që po zhvillohen në Iran. Ai shtoi se fushata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli synon neutralizimin e kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit iranian, të cilin Rutte e përshkroi si kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën.  Rutte gjithashtu theksoi se vendet anëtare të NATO-s mund të ofrojnë mbështetje individuale sipas kapaciteteve të tyre, por nuk ka kërkesë për përfshirjen kolektive të aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …