Smakaj, Kilaj e Fazliu kërkojnë lehtësim të kushteve, Thaçi ankohet për përkthimin

Në seancën e sotme të gjykatës speciale ne Hagë, të akuzuarit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kërkuan nga gjyqtari i vetëm ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht. Megjithatë, në seancë nuk u elaboruan në detaje kërkesat e palëve mbrojtëse. Lidhur me këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar shprehu kundërshtime dhe u obligua që parashtrimet e saj t’i zgjerojë në një fazë të mëvonshme. Gjatë seancës, i pranishëm përmes video-lidhjes, Hashim Thaçi u ankua për mungesë të përkthimit adekuat. Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …