Ariana Musliu-Shoshi: Dialogu me Serbinë po udhëhiqet pa legjitimitet, dobëson pozitën e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po udhëhiqet procesi i dialogut nga pala kosovare. “E ardhmja e Kosovës nuk mund të negociohet nga njerëz pa legjitimitet politik. Emërimi i Besnik Bislimit për të përfaqësuar vendin në dialog është i gabuar dhe i dëmshëm, sepse ai nuk ka as besimin e qytetarëve dhe as autoritetin që kërkon ky proces,” tha ajo.  Musliu-Shoshi theksoi se përfaqësimi në dialog duhet të reflektojë legjitimitetin demokratik dhe seriozitetin shtetëror të Kosovës. “Dialogu me Serbinë është çështje shtetërore dhe kërkon përfaqësim serioz, të bazuar në vullnetin e popullit dhe institucionet e dala nga zgjedhjet. Çdo tentim për ta udhëhequr këtë proces me improvizime individuale dobëson pozitën e Kosovës dhe e komprometon rrugën tonë drejt BE-së e NATO-s,” shtoi deputetja. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Megjithatë, procesi ka qenë i karakterizuar nga vonesa, moszbatim i marrëveshjeve dhe mungesë konsensusi politik, veçanërisht në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …