Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka mohuar lajmin se pritet aderimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. “Raportimet se unë mund të dal nga Partia Demokratike e Kosovës janë të rrejshme, dashakeqe dhe të orkestruara pikërisht nga ata që pazaret e pista i kanë pjesë të karakterit të tyre. Unë jam krenare që jam deputete e PDK-së dhe përkatësia ime partiake është e pandryshueshme dhe e bazuar në bindjet dhe idealet e mia që i ndaj me bashkë partiaket e mi dhe votuesit besnike të PDK-së. Unë as nuk kam hyre me pazare ne politike e as nuk ka pazar që mund të me ndryshoje bindjet e te me nxisë të tradhtoj besimin e mijërave qytetarëve qe me kanë bërë deputete edhe për herë të dytë”, ka shkruar ajo.
