Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: E ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave demokratike

Kryetari i Nismës Socialdemokratet Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e vendit. Ai ka deklaruar se në Kosovë u instalua sistemi një partiak në Kosovë, me ndihmën e opozitës. “Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Kjo ndodhë veç në vendin tonë. Ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …