Armend Zemaj: Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës

A. Zemaj: Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës. Ai më tej tha se në mbledhje kjo pati kishte për qëllim të kërkonte debat për marrëveshjen e Washingtonit. “Kemi një mazhorancë që në kohën kur do të duhej të tregonte diçka në 100 ditëshin e saj, që në fakt ka vetëm kapje e degradim dhe popullzim të skajshëm”. “Është shqetësuese, ne ishim këtu që të kërkojmë debat parlamentar për të diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit. Kjo marrëveshje që është në interes të qytetarëve të Kosovës”. “Në do ta procedojmë dhe të kërkojmë që debati parlamentar të mbahet sa më shpejt në mënyrë që të ruajmë marrëdhëniet me Washingtonin”. “Nuk ka gjë më të rëndësishme se takimi me Kryesinë dhe trajtimi i temave të rëndësishme për qytetarëve. Tema që në po kërkojmë debat është ajo që betonon një partneritet dhe lidhje historike me ShBA-në”.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …