Armend Zemaj

Armend Zemaj: Pika 7-të e planit franko-gjerman është shtatë herë më e rëndë se të gjitha marrëveshjet e deritanishme

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj,  gjatë fjalës së tij në Kuvend konstatoi  se pika 7 e planit  është shtatë herë më e rëndë se të gjitha marrëveshjet e deritanishme. Në pikën 7 të kësaj marrëveshje thuhet se palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”. Dil e trego Kryeministër a i ke dhënë eksterritorialitet Kishës Ortodokse serbe. A jeni të vetëdijshëm se nëse fëmijët tanë dëshirojnë ta vizitojnë natyrën e bukur rreth Manastirit të Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta?, ka deklaruar tutje Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …