Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Gjakovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor, ka reaguar me efikasitet ndaj disa rasteve të vjedhjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit në Gjakovë.

Sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër. Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë  për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …