Arrestohet në Serbi ish-zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Drilon Berbati, pasi kapet me 18 kilogramë drogë, në veturë

Arrestohet në Serbi ish-zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Drilon Berbati, pasi kapet me 18 kilogramë drogë, në veturë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi është kapur me rreth 18 kilogramë marihuanë në veturë. Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ. Por, për këto raportime Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin. Nga Ministria kanë thënë se si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …