U botua vëllimi “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit – 150-vjetori i lindjes” (2025), i cili përmban kumtesat e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar figurës së Shtjefën Gjeçovit, mbajtur më 14 tetor 2024 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Në këtë vëllim janë botuar kumtesat e paraqitura nga akademikët, profesorët dhe studiuesit: Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Gëzim Hoxha, Shaban Sinani, Vitor Demaj, Neritan Ceka, Nysret Krasniqi, Mark Marku, Kujtim Shala, Persida Asllani, Dhurata Shehri, Muhamet Hamiti, Gëzim Gurga, Agron M. Camaj, Arsim Bajrami, Arbnora Dushi, Edmond Malaj, Evalda Paci, Zana Hoxha, Kujtim Mani, Femi Cakolli, Tomi Treska dhe Lush Culaj.
Në njëzet e tri tekstet e botuara në këtë vëllim është trajtuar opusi i Shtjefën Gjeçovit si dhe ndikimi i tij në kulturën shqiptare dhe në studimet e përgjithshme albanistike. Studimet e botuara trajtojnë e analizojnë veprën baritore, letrare, etnografike, folkloristike, arkeologjike e nacionale të Shtjefën Gjeçovit. Ky vëllim sjell risi edhe sa i përket hulumtimit dhe zbulimit, si rrjedhojë studimit të veprave dhe të veprimtarisë së panjohur deri me tani të Shtjefën Gjeçovit.
Në ketë botim është edhe punimi im me titull ” Aspektet juridike të Kanunit të Lekë Dukagjinit”. Në ketë punim kam trajtuar rolin historik të këtij kanuni në të drejten zakonore shqiptare.