Arsim SEJDIU: 100 vjet shtet shqiptar, 45 të Enver Hoxhës

Kush më shumë se Enver Hoxha meriton nderim në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, atje  në varrezat e Sharrës ku prehet, pasi trupi i tij u zhvarros nga  varrezat ”Dëshmorët e Atdheut”,  gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga pseudonjeriu  Sali Berisha.


Në enciklopedinë e kohës dhe të vetmen të botuar, gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës, roli i tij, me të drejtë cilësohet  jo vetëm si arkitekti më i madh i të gjitha kohërave, por me shumë të drejtë dhe si një frymëzues për lëvizjen revolucionare të Kosovës. Me emrin e tij dhe me përshëndetjen e tij me grusht kanë derdhur gjakun shumë të rinj për çlirimin e Kosovës.


Pas ndërrimit të sistemeve një partiake në nivel botëror, më pastaj edhe në Shqipëri  figura e Enver Hoxhës në opinionin e brendshëm ngjalli debate si pasojë e euforisë e publikimeve gjysmake, të deformuara, të keqinterpretuara duke krijuar kështu hamendësi për ngjarjet e kohës dhe duke vënë në dyshim dhe pikëpyetje  arritjet më pozitive që kishte njohur shteti dhe populli shqiptar, gjatë periudhës si tij, brenda kufijve politik të Shqipërisë londineze.


   mungesë të të kuptuarit të drejt të historisë, në këtë 100 vjetor, kur ka tendenca që ajo të “rishkruhet”, kur në këtë i fusin hundët, injorantët, politikanët e sojit Berisha, i bëjnë mish-mash, të gjitha vlerat duke i përzier me antivlera, kur politikanët e sojit Berisha historinë e kthejnë në antihistori, kur politikanët e sojit Berisha apo sejmenët e tij, përmes, gjoja, dokumenteve të reja të zbuluara, deformojnë dhe vënë në dyshim të gjitha arritjet e kombit, duke futur kështu në një thes kontribuuesit kombëtar e sojit të Fan Nolit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës etj., me dëmtuesit kombëtar e sojit të Ahmet Zogut.


Në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar apo thënë me drejtë të gjysmë shtetit shqiptar të cilin e krijuan me gjakun e tyre kontribuuesit e sojit të Skënderbeut, Ismail Qemalit e deri te Enver Hoxha, politika e sotme shqiptare “mbyll sytë”, para një fakti respektivisht prove të pamohueshme se nga 100 vjet të bërjes së shtetit londinez shqiptar së paku 45 vjet janë të Enver Hoxhës. E deshën këtë udhëheqësi aktual apo jo ky është fakt siç është fakt Ahmet Zogu, siç është fakt Sali Berisha. Që të jetë tragjikomedia historike edhe me e çuditshme udhëheqësit e sotëm respektivisht timonieri i shtetit shqiptar Sali Berisha tenton ta zbehë aktin më të lartë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Vlora në Tiranë duke e zhvendosur manifestimin në Tiranë, pikërisht në ditën kur do duhej të ishim të gjithë tok në Vlorë. Ai me injorancën e vet shkon në Tiranë dhe përuron përmendoret e Ahmet Zogut e përuron edhe atë të Hasan Prishtinës. I pari vrasësi i të dytit. Ky njeri si asnjë tjetër më parë, ndër shqiptar, nxori nga varri eshtrat e arkitektit të Shqipërisë së re, të Shqipërisë antifashiste, të Shqipërisë aleate të shteteve fituese të Luftës së II-të botërore dhe i futi në një varr të zakonshëm dhe tashti në 100 vjetor sjell eshtrat dhe përuron përmendoren  e Ahmet Zogut ikanakut dhe hajnit të pasurisë së popullit shqiptar pikërisht në kohën kur i duhej më së shumti.


Andaj në këtë 100 vjetor nuk bën e të mos e kujtojmë, ndoshta, njeriun, që dha më shumë se çdo tjetër për Shqipërinë, që 77 vite të jetës së tij i shkriu në atdhe dhe për atdheun pa ia kthye për asnjë çast shpinën por duke:  udhëhequr deri në fitore Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke arsimuar popullin me detyrim pa pagesë,  siguroi shëndetësinë pa pagesë, siguroi elektrifikimin e gjithë vendit dhe industrisë nga zero në zhvillim. Zhvilloi kulturën dhe artin kombëtar, vlerat e të cilit determinojnë në kulturën e sotme. Ndërtoi Universitetin Shtetëror të Tiranës me të gjitha disiplinat e shkencat ekzakte si kudo në botë. Ndërtoi Konservatorin me aplikim të teatrit, kinematografisë, muzikës klasike e deri tek folklori. Enver Hoxha unifikoi të gjithë kombin shqiptar nëpërmjet gjuhës si mjeti thelbësor i njësimit të një kombi, nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit në 1972- in, që pasoi me marrëveshjen e famshme të shkëmbimeve kulturore e shkencore midis Shqipërisë e  Kosovës.


Në këtë 100 vjetor nuk bën pra që Enver Hoxhën të mos e kujtojmë me respekt se na mallkon toka, na mallkon gjaku i rënë për liri. Nuk bën se na ndëshkon Zoti, sepse Zoti i ndëshkon të gjithë plëngprishësit, bukëshkelësit. Dhe, Zoti nuk është mace që gërvishtë…!!.Andaj,  “ Gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. “Lavdi jetës dhe veprës  Enver Hoxhës”. “Rroftë bashkimi kombëtar”.       


Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …