leoni

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Dëshmitë e Clark, Walker e Albright, pikëpërmbysje në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale, ku pritet të fillojë faza e dëshmive të mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së. Behrami tha se dëshmitë e figurave ndërkombëtare si Madeleine Albright, Wesley Clark, William Walker e Richard Holbrooke, që pritet të paraqiten nga mbrojtja, do të shënojnë një pikë kthese në procesin gjyqësor. Në një reagim të publikuar në Facebook, ai u shpreh: “Dëshmitë e Albright do të ballafaqohen me ato të MUP-it dhe UDB-së serbe. Dëshmitë e gjeneralit Clark me ato të gjeneralëve të Millosheviçit. Dëshmitë e ambasadorit Walker me ato të Nazim Bllacës. Ndërsa ato të Holbrooke, me dëshmitë e atij që UÇK-ja, sipas akuzës, i paskësh bërë ‘magji’.” Sipas Behramit, këto dëshmi do të zbulojnë natyrën politike të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe do të përmbysin rrëfimin mbi të cilin është ndërtuar aktakuza.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova s’mund të qëndrojë më gjatë në bllokadë, Vetëvendosje duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes

Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë nga Uashingtoni, Adrian Shtuni, ka deklaruar se Kosova …