Artan Behrami: Donika Gërvalla i ka shtruar terrenin Serbisë, diplomacia kosovare në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, se me veprimet e saj i ka bërë favore Serbisë dhe ka ndihmuar në përforcimin e narrativës kundër UÇK-së. Behrami e quajti “kolaps total diplomatik” mënyrën si është udhëhequr diplomacia kosovare gjatë pesë viteve të fundit nga qeveria në detyrë. “Këta po thonë se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po, si maten marrëdhëniet? Edhe me prezencën diplomatike. Derisa SHBA-të kanë qindra diplomatë në Kosovë, ne kemi vetëm një grusht diplomatësh atje. Serbia ka 40-50 diplomatë në SHBA”, deklaroi ai. Behrami shtoi se në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Serbia ka dërguar dhjetëra diplomatë për të ndikuar në narrativën kundër tyre, ndërsa Kosova ka vetëm dy ose tre diplomatë të angazhuar. “Në këto pesë vjet, diplomacia serbe nuk ka pasur nevojë të jetë aktive, sepse këtë punë e ka bërë Donika Gërvalla për mrekulli. Ajo ia ka shtruar terrenin Serbisë”, tha Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kancelari austriak në Beograd: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, gjatë një konference për media në Beograd, ka përsëritur qëndrimin …