Avokati, Artan Qerkini, shprehet i bindur se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre

Artan Çerkini: Nëse Amerika e ndërpret financimin e Gjykatës Speciale, ajo s’mund të funksionojë

Avokati Artan Çerkini, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të mund të funksionojë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndalin financimin. Ai theksoi se funksionimi i Speciales varet drejtpërdrejt nga mbështetja financiare për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, administratorëve dhe shpenzimet operative. Nëse SHBA-ja, si financuesi kryesor, e ndal financimin, nuk ka konkluzion tjetër logjik përveç se gjykata nuk do të mund të funksionojë, tha Çerkini. Megjithatë, ai shtoi se mbrojtja duhet të vazhdojë punën e saj sikur gjykata do të funksionojë deri në përfundimin e plotë të procesit, pa u mbështetur në mundësinë e zhbërjes së saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …