leoni

Asambleja Popullore e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë ka miratuar një seri masash për entitetin e vet

Asambleja Popullore e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë ka miratuar një seri masash për entitetin e vet

Asambleja Popullore e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë ka  miratuar një seri hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore, me gjithë paralajmërimet nga Perëndimi. Deputetët e kësaj asambleje votuan me 49 vota për dhe 3 kundër për të nisur një procedurë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik. Deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja para votimit. Bosnja ka qenë në një krizë të stërzgjatur politike lidhur me lëvizjet ndarëse nga Republika Srpska, duke ringjallur frikën se marrëveshja e paqes, që i dha fund një lufte të viteve 1992-95, mund të shpërbëhet dhe të kërcënojë stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …