ASFALTOHET RRUGA SHAJKOC – XEHERORE

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, inspektoi punimet në  asfaltimin e rrugës  Shajkoc-Xehrore, investim i MIT-së.

Zëvendësministri Kadriu, tha se MIT po investon në të gjitha komunat e vendit, në mënyrë që qytetarëve t’u krijohet lehtësi në qarkullim dhe qasje më e lehtë në zonat turistike të vendit.

Kjo rrugë me gjatësi 6.6 kilometra, ka kosto rreth 660 mijë euro dhe lidhë me rrugë Shajkocin, Drazhnjen e Xeheroren dhe mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar në Orllan.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …