Kryetari Latifi takon punonjësit e Administratës komunale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, Saranda Sallteku  kanë mbajtur takimin e dytë për gjashtëmujorin e vitit 2019 me punëtorët e Administratës  komunale. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës gjashtëmujore në  Komunën e Rahovecit, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin  dhe bashkëpunimin  e tyre, si dhe kërkoi që përkushtimi të jetë edhe më i madh në vazhdim në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve e sidomos tani që jemi në muajin e mërgimtarëve. Dihet tashmë që është marr vendimi me numër të protokolit: 01/281/2019, më datë: 10.07.2019, për zgjatjen e orarit të punës për të gjithë punonjësit e Gjendjes Civile, dhe vendimi me numër të protokolit 01/278/2019, më datë: 10.07.2019 me të cilin ju lejohet të gjithë mërgimtarëve parkimi falas në oborrin e Komunës me automjete private. Po ashtu, Kryetari Latifi kërkoi që të respektohet orari i punës, i cili është obligim ligjor dhe që buron nga kontrata, si dhe të pajisen të gjithë punëtorët e Administratës me kartela të identitetit-vijueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …