Asfaltohet rruga “Xhelal Hajda – Toni”

Të martën rruga “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec tashmë ka marrë një pamje të re me 1400 metra asfalt të ri. Shumë shpejt do të pajiset edhe me shënjim të duhur vertikal dhe horizontal për siguri dhe funksionalitet të plotë.

Projekti i madh në qytet vazhdon, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Në kuadër të projektit janë të përfshira edhe 14 rrugë, me punime që përfshijnë:

Sistemimin e ujërave atmosferike dhe fekale

Rikonstruktimin e rrugëve ekzistuese

Ndërtimin e një rruge të re në lagjen e epërme e që përfshin zonën e bizneseve që po marrin hovë mbi Rahovec, që i lidh ato me rrugën rajonale Rahovec – Suharekë.

Ritmi i zhvillimit po ndihet në çdo lagje, thuhet në fund të postimit të kryetarit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …