Lajmet e rrejshme

I ashtuquajturi Asociacion i Gazetarëve të Kosovës kundërshton ndalimin e lajmeve të rreme, shpifjeve e fyerjeve (!)

Kundër koncept dokumentit të  Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike, ka reaguar, kush tjetër pos një Asociacion, i cili thirret në emër të medieve e gazetarëve të Kosovës, edhe pse shumica dërrmuese e medieve as e njohin si të tillë, as kanë nënshkruar të jenë pjesë e tij.  Ky farë asociacioni pjellë e një asociacioni të të ashtuquajturve gazetarë “profesionistë” konsideron  se kjo formë e përfshirjes së raportimit mediatik ne kuadër të Ligjit Kundër Krimeve Kibernetike është e gabuar. Çfarëdo përpjekje  për ta kriminalizuar shpifjen konsiderohet tentativë për kufizim të lirisë së informimit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kupton se kjo dukuri është shqetësuese mirëpo dëshiron t’ju bëjë me dije sponzoruesve dhe institucioneve përkatëse se liria e medieve, sipas tyre është e pafre dhe ajo nuk i jep përgjegjësi askujt.

Po ta kishte përnjëmend Ministria ta jetësonte këtë dokument, një pjesë e madhe e gazetarëve që jetojnë duke kurdisur gënjeshtra, duke shpifur e duke deformuar lajmet do të mbeteshin pa bukën e gojës. Por Ministria as e ka përnjëmend, as mund të bëjë gjë përveç fjalëve koti, sepse janë pikërisht magnatët e medieve,  të lidhur ngushtë me botën e krimit kibernetik, me bosët e tjerë të krimit të cilët edhe i blejnë ministrat, i korruptojnë dhe nuk lejojnë që ligji të vendoset mbi gjuhën e gënjeshtrës, mbi shpifjen e sharjen antinjerëzoren, sepse kjo është gjella e preferuar e shumë medieve të vendit.  Disa herë në Kosovë janë bërë përpjekje për ta ndalur plasimin e lajmeve të rreme, por të gjitha nismat kanë shkuar kot.  Si mund të ekzistojnë jugo-mediet nëse u ndalohet gënjeshtra, shpifja, sharja, fyerja?

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …