ASK: Mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna që tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në vend. Sipas ASK-së, gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka humbur mbi 21 mijë nxënës në sistemin arsimor. Në vitin shkollor 2020/2021 ishin të regjistruar gjithsej 229 mijë e 664 nxënës, ndërsa në vitin 2023/2024 ky numër ka rënë në 215 mijë e 431. Rënia ka qenë e vazhdueshme çdo vit:
në vitin 2021/2022 u regjistruan 224 mijë e 429 nxënës, ndërsa në 2022/2023 numri zbriti në 220 mijë e 578. Ekspertët e arsimit dhe institucionet përkatëse kanë paralajmëruar se kjo tendencë e uljes së numrit të nxënësve lidhet kryesisht me normat e ulëta të lindshmërisë dhe migrimin e familjeve jashtë vendit, çka pritet të ketë ndikim afatgjatë në strukturën demografike dhe sistemin arsimor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

TV Dielli: Në Shtime u shfaq premiera e dokumentarit për dëshmorin e kombit, Xhemshir Xhemshiri

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar dëshmorit të …